Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje me Cacttus Education

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje me Cacttus Education, për bashkëpunim në ofrimin e mundësive akademike të zgjeruara për studentët dhe stafin.

“Bashkëpunimi përfshinë njohjen reciproke të programeve, shkëmbimin e ligjëruesve dhe studentëve, zhvillimin e projekteve dhe aktivitete të përbashkëta me interes edukativ dhe shkencor dhe çështjeve të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Universitetit./Dijasot.com