Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin “Karl Franz” në Grac të Austrisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror 2024/2025.

Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00, si dhe studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Bursat përfshijnë  850 euro në muaj për studentët dhe koston e udhëtimit deri në 275 euro.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës, thuhet në njoftimin e Universitetit./Dijasot.com

Postimi i plotë:

– Shkëmbimin e studentëve nga të gjitha fushat.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

– Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

 PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës). Këtu mund ta gjeni letrën e mentorimit, e cila duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga profesori në  universitetin pritës  Letter of Supervision.

Kohëzgjatja e bursave të shkëmbimit:

-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)

Bursat përfshijnë:

– 850 euro në muaj për studentët;

– Koston e udhëtimit deri në 275 euro.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze/gjermane (minimumi niveli B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2;
  • Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Gracit.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit në Universitetin e Gracit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini

Guidelines how to search courses  https://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf  

English courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  25 prill 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).