Zbulohet biblioteka e madhe personale e Çarls Darvinit

Biblioteka e madhe personale e natyralistit dhe biologut mendikim Charles Darwin do të publikohet e plotë në internet për herë të parë.

Shkencëtarët thonë se koleksioni i librave, shumica e të cilëve ishin të panjohur ose të pabotuar më parë, tregon “shtrirjen e jashtëzakonshme” të kërkimit të Darvinit.

Katalogu prej 300 faqesh do të prezantojë në detaje koleksionin personal të librave të shkencëtarit, i cili përbëhet nga 7,400 tituj dhe 13,000 vëllime.

Listat e mëparshme përfshinin vetëm 15 përqind të bibliotekës. Këto përfshinin libra, pamflete dhe revista mbi tema të tilla si biologjia, gjeologjia, filozofia, psikologjia dhe feja, si dhe arti, historia dhe udhëtimet.

Ndër veprat e reja të zbuluara është një revistë gjermane me fotografinë e parë të njohur të bakterit.

Shumica e veprave janë në anglisht, edhe pse gjysma janë botuar në gjuhë të tjera, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, holandisht dhe danezisht.

Projekti, i quajtur “The Complete Works of Charles Darwin Online” (Vepra komplete e Çarls Darvinit online), mori 18 vjet për t’u përfunduar dhe publikimi i tij përkon me 215 vjetorin e lindjes së
Darvinit. Ai u drejtua nga Dr John van Wye nga Departamenti i Shkencave Biologjike, Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS).

“Kjo paraqitje e detajuar e bibliotekës së plotë të Darvinit është i paprecedentë dhe na lejon të vlerësojmë më shumë se kurrë më parë faktin se Darvini nuk ishte një shkencëtar i izoluar që punonte i
vetëm, por ekspert i shquar i kohës së tij që ndërtoi veprat e tij mbi shkencën, studimet dhe njohuritë e sofistikuara të mijëra bashkëpunëtorëve”, tha van Wij.

Ai shtoi se “madhësia, si dhe shtrirja e veprave të bibliotekës së tij, tregojnë interesin dhe shtrirjen e jashtëzakonshme të kërkimit të Darvinit dhe punës së të tjerëve”.

Projekti përfshin gjithashtu një rindërtim virtual të bibliotekës me 9300 lidhje me kopjet e veprës që janë në dispozicion falas.

Darvini vdiq në 1882 dhe një inventar i shtëpisë së tij regjistroi më shumë se 2000 libra të lidhur.

Studiuesit përdorën një katalog 426 faqesh të shkruar me dorë nga viti 1875 dhe krahasuan shkurtesat e tij për të zbuluar 440 tituj të panjohur fillimisht në bibliotekë.

Burime të tjera përfshijnë listat e pamfleteve, fletoret dhe shënimet e tij personale, ditarët e gruas së tij Emma Darvinit, librat e dhuruar Shkollës së Botanikës së Kembrixhit në vitin 1908 dhe 30 vëllime të
korrespondencës së Darvinit, koleksione letrash që biologu shkroi dhe u dërgoi njerëzve përreth botës./DG/Dijasot.com