Tryezë e përbashkët diskutimi me studentët mbi “Rolin e shoqërisë civile dhe botës akademike në proçesin e integrimit evropian”.

Duke njohur dhe vlerësuar rolin që kanë profesorët dhe studentët në proçesin e Integrimit Evropian si dhe duke patur në vëmëndje zhvillimin e mëtejshëm të debatit publik në çështjet që lidhen me Grupin e Parë të Kapitujve ( Cluster 1), sot, në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua një tryezë e përbashkët diskutimi rreth rolit të shoqërisë civile dhe botës akademike në proçesin e integrimit evropian.

I pranishëm ishte Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, Sh.T. Reinout Vos, Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike Prof. Dr. Andon Kume, Lektore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Dr. Mirela Metushaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Qëndrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, z. Arjan Dyrmishi.

Studentët drejtuan pyetje të cilat pasqyrojnë elementet aktuale të Shqipërisë në proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian, i cili është një prioritet kombëtar i shoqërisë sonë që kërkon përpjekjet e të gjithë faktorëve social, thuhet në njoftimin e Universitetit./Dijasot.com