Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Ëest Trollhättan Suedi (HV) .
Mundësi aplikimi do të kenë studentët e fushës së Shkenca Ekonomike dhe Administrim Biznesi.
Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 28 Mars 2024, raporton Dijasot.com
Çfarë përmban kjo thirrje për aplikim lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Universitetit:
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor;
Master.
Numri i kuotave:
2 (dy) kuota për studentë
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit: Shkenca Ekonomike dhe Administrim Biznesi.
Afati i aplikimit: 28 Mars 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin West Trollhättan, Suedi (HV):
– Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 /muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën [email protected] , [email protected] ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.