Nxënësit e Shkollës Shqipe në Lozanë vizituan Shkollën e Hotelerisë në Lozanë EHL( Ecole hôtelière de Lausanne)

Disa nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Lozanë vizituan Shkollën e Hotelerisë në Lozanë EHL( Ecole hôtelière de Lausanne) dhe u njohën me ambjentet, mënyrën se si funksionon shkolla, me studentët e EHL dhe standartin që ofron.

“U frymëzuam që të mësojmë sa më shumë që kur të rritemi të arsimohemi në shkolla si EHL dhe të kemi suksese si studentët që pamë sot që vinin nga 126 vende të botës. Gjejmë rastin tê falenderojmë z. Ibraim Zili, i cili si gjithmonë na priti me kënaqësi dhe me bujarinë që i ka hije”, thuhet në postimin e kësaj shkolle./Dijasot.com