Nisma interesante për nxënësit nga Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali

Në Shkolla shqipe – “Scanderbeg Parma” – Itali, klasa e Parmës, u zhvillua një takim në lidhje online me shkollën 9-vjeçare Shkolla Mark Trokthi të Kurbinit, Laç, në kuadër të manifestimeve të marsit me qëllim ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me shkollat në Shqipëri dhe jo vetëm, njoftohet në postimin e shkollës.

Por, ky nuk është aktiviteti i vetëm i kësaj shkolle. Po ashtu një javë plot aktivitete e nisma interesante për nxënësit e Shkolla shqipe – “Scanderbeg Parma” – Itali po mbahet këto ditë.

“Festimi i ditës së Verës. Mësimi i hapur me  Shkollën Mark Trokthi në Kurbin. Të njohim karakteristikat e qyteteve shqiptare. Mësojmë të këndojmë shqip. Mësuesit vullnetarë: Durim Lika, Zamira Shkurti, Erlinda Hoxha Pjeçi, Sabrije Kulla, Mimoza Cerri, Elvira Lashi Lika, Gezim Xhameta, në bashkëpunim mësuesja Violeta Ramaj”, thuhet në postim./Dijasot.com