“Ngacmuesit seksualë jashtë UP-së”, “Xhevat Krasniqi jashtë UP-së” – Studentët bllokojnë sallën koncertale në UP

Për më shumë se dy orë, kanë mbetur të bllokuar anëtarët e Këshillit të Etikës së UP-së dhe profesori Xhevat Krasniqi, pasi dyert e sallës koncertale të Universitetit të Prishtinës janë bllokuar nga brenda nga studentët, të cilët po akuzojnë profesorin Krasniqi për ngacmim seksual, raporton Ekonomia Online.

“Ngacmuesit seksual jashtë UP-së”, “Xhevat Krasniqi jashtë UP-së”, janë thirrjet e studentëve.

Pjesëtarë të policisë ishin të pranishëm dhe më pas dolën nga salla.

Me gjithë kërkesën për përjashtim apo suspendim të profesorit Krasniqi nga Lëvizja Feministe Studentore, asnjeri nga anëtarët e Këshillit të Etikës nuk po deklarohet lidhur me këto kërkesa.