Martin Heidegger, filozof gjerman: Më thuaj se si lexon, të të them se kush je

MARTIN HEIDEGGER (1889–1976)

1. Më thuaj se si lexon, të të them se kush je.

2. Të mendosh do të thotë të kufizosh veten në një mendim, i cili një ditë do të ndalet si një yll në qiellin e botës.

3. E vërteta është ajo që i bën njerëzit të sigurt, të qartë dhe të fortë.

4. Çdokush është një tjetër dhe askush nuk është vetvetja.

5. Njeriu nuk është një gjësend apo një proces, por një hapje përmes së cilës mund të shfaqet Absoluti.

6. Çdokush mund të realizojë potencialin e tij të plotë; se kush jemi ne – mund të jetë e paracaktuar, por rruga që ne ndjekim është gjithmonë një çështje e zgjedhjes sonë. Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që frika jonë apo pritshmëritë e të tjerëve të vendosin kufijtë e fatit tonë. Fati nuk mund të ndryshohet, por mund të sfidohet. Çdo njeri lind po aq burra dhe vdes si një i vetëm.

7. Gjakimi për mjeshtërinë bëhet akoma më jetik, sa më shumë teknologjia kërcënon t’i dalë duarsh njeriut.

8. Malli është agonia e afërsisë së të largëtës.

9. Gjuha është shtëpia e Qenies. Në shtëpinë e saj jeton njeriu. Ata që mendojnë dhe ata që krijojnë me fjalë janë rojtarët e kësaj shtëpie.

10. Mësimdhënia është më e vështirë se të mësuarit sepse mësimdhënia kërkon këtë: të lejosh të mësuarit. Një mësues i vërtetë, në fakt, nuk lejon të mësohet asgjë përveç mësimdhënies. Prandaj, sjellja e tij shpesh jep përshtypjen se ne, në fakt, nuk po mësojmë asgjë prej tij, nëse me “të mësuar” tani nënkuptojmë thjesht marrjen e informacionit të dobishëm.

11. Liria mund të gjendet vetëm aty ku ka një barrë për të përballuar. Në arritjet krijuese kjo barrë është gjithmonë një imperativ dhe një nevojë, e cila rëndon shumë në gjendjen shpirtërore të njeriut, saqë ai bie në melankoli. Çdo veprim krijues është në një gjendje shpirtërore melankolie, pavarësisht nëse e dimë qartë këtë fakt apo jo, nëse flasim gjatë apo jo për të. Të gjitha aktivitetet krijuese janë në një gjendje melankolike, por kjo nuk do të thotë se të gjithë me gjendje shpirtërore melankolike janë krijues.

12. Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që frika jonë apo pritshmëritë e të tjerëve të vendosin kufijtë e fatit tonë.

13. Nga përvoja dhe historia jonë njerëzore, të paktën me aq sa di unë, çdo gjë domethënëse dhe madhështore lindi vetëm kur njerëzit kishin një shtëpi dhe ishin të rrënjosur ndër tradita. Letërsia e sotme, për shembull, është kryesisht destruktive.

14. Koha nuk është një gjësend, pra asgjë që është, e megjithatë ajo mbetet konstante në zhdukjen e saj, pa qenë diçka e përkohshme, si qeniet në kohë.

Oroe:Martin Heidegger (1889–1976) ishte një filozof gjerman me ndikimin më të madh të shekullit të 20-të.Ai e konsideron detyrën kryesore të filozofisë ripërtëritjen e çështjes së Qenies në dallimin e saj nga ekzistenca, e cila ka rënë në harresë. Në “ontologjinë e tij fundamentale” ai kërkon të zbulojë kuptimin e Qenies si të tillë, bazuar në një analizë të kushteve të të kuptuarit të saj nga qenia njerëzore e fundme – Dasein.

Më vonë, ai e kupton Qenien në të vërtetën e saj si një mos-hapje “pa marrë parasysh atë ekzistuesen”. Temat qendrore të filozofisë së tij të mëvonshme ishin ngjarja e Qenies dhe historia e saj, kritika e shkencës dhe teknologjisë moderne, e vërteta e artit, metafizika si harresa progresive e Qenies dhe tejkalimi i saj, gjuha si “shtëpia e qenies”.Interpretues i veprave të poetëve si F. Hölderlin, R. M. Rilke, G. Trakl, S. George.Ai pati një ndikim të rëndësishëm në fenomenologjinë, hermeneutikën filozofike, ekzistencializmin francez, si dhe në teologjinë protestante dhe katolike, psikiatrinë dhe psikanalizën, kritikën letrare dhe shumë fusha të tjera të mendimit. (Marrë nga Facebook Agron Tufa