Manifesim dinjitoz i nxënësve shqiptarë në Mönchenglatbach të Gjermanisë për Ditën e Flamurit

Mësuesi Adem Shala, si gjithëmonë shembull sesi organizohet, punohet dhe ruhet identoteti dhe gjuha nga fëmijët shqiptaë në diasporë.

Me 8 dhjetor në Mönchengladbach të Gjermanisë në mënyrë madhështore u festua dita e Flamurit – Festa kombëtare e shqiptarëve. Këshilli i prindërve dhe mësuesit e shkollës shqipe të Viersenit, St. Tönis, Löbberich dhe Mönchengladbach .

Mësuesit Adem Shala dhe Kaltrinë Neziri Shabani ishin përkujdesur që për të pranishmit të organizonin një program madhështor festiv me nxënësit e këtyre shkollave. Programi me recitime, kënge e valle popullore që u prit mirë nga prindër, mysafirë e bashkatdhetarë të cilët kishin mbushur sallën e madhe në Mönchengladbach.

Dy nxënëset e dalluara Leonita dhe Vanesa moderuan për mrekulli programin artistik dhe përshëndeten mysafirët e pranishëm në këtë manifestim:
Në këtë takim morën pjesë mësues veteran si Hamëz Morina nga Zvicra, Sejdi Gashi, mësuesit e parë shqiptarë në Düsseldorfi Rifat dhe Nexhmije Hamiti, pastaj mësuesit Sami Thaçi, Shpresa Përzhaku, Etleva Mançe, Driton Gashi, pedagog dhe krijues nga Gjermania si dhe dhe dy ish gazetar nga Kosova Nuhi Bytyqi dhe Halil Rrustemiaj.Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit të prindërve, Luan Gërguri.

Ekzekutimi i Hymnit të Flamurit

Manifestimin e hapën nxënësit me “Hymni i Flamurit”
Kori i nxënësve nga klasa e I – rë deri në të IV – tën hapën programin me “Ty flamur të duam shumë” dhe “28 Nëntori” si dhe recituan vargje për Atdheun dhe Flamurin.

Mësimdhënësi Adem Shala duke paraqitur programin dhe përshëndetur të pranishmit

Grupi i nxënësve të shkollës shqipe në Mönchengladbach (kl I-IV) luajten vallen “Vallja e pavarësisë”, koreografinë e së cilës e kishin bërë nënat e fëmijëve Vjollca Miftari dhe Sevdije Bruka. Kurse nxënësit e klasës së IV kënduan këngën e bukur “Luleborë”. Kurse nxënëset e rritura, luajtën vallen “Vallja kosovare” me koreografinë e Aldonita Shabanit dhe Arta Berishës.

Salla e mbushur përplot-moment nga manifestimi

Nxënësit e shkollës shqipe në Viersen dhe Kempen kënduan këngën ” Do të kemi Shqipëri”. Derisa nxënësit e shkollës në St. Tönis kënduan këngën “Na kujtoni”. Me radhë pastaj kënduan dhe luajtën sërish nxënësit e Kempten vallen “Drenusha” me koreografi të Era Mexhuanit dhe Albina Smakolli, ato të Mönchengladbachut me “Vallen e pipzave” të koreografes Aldonita Shabani dhe Nxënësit nga Lobberich me këngën “Tungjatjeta Shqipëri” e ata të Viersen me vallen “Sot ka festë Shqipëria” në koreiografinë e Drenusha Vllasa.

 
Nxënësit luajten edhe “Kollazh vallesh” të pregaditur nga koreografja Arta Berisha në bashkëpunim me nxënësen Orela Zejnaj.

Programi argëtues festiv vazhdoi pas programit artisik të nxënësve të shkollës shqipe ku të gjithë nën tingujt e këngëve patriotike të këngëtares gjakovare, Benita Pula nën përcjelljen e Arsim Aliut me sint e Selami Hotit me klarinet vallzuan deri vonë.

Vlen të përshëndetet puna e palodhshme dhe shumë e suksesshme e mësimdhënësve Adem Shala dhe Kaltrinë Neziri Shabani të cilët po i japin zë gjuhës shqipe dhe kulturës amtare në këtë pjesë të Gjermanisë. Adem Shala nga viti 1999 e deri më sot, kurse Kaltrina Neziri , mësuese e re këto vitet e fundit. Ata po ndihmojnë që fëmijët shqiptarë të kësaj pjese të Gjermanisë ta mësojnë dhe kultivojnë me kujdes gjuhën e tyre të ndihmuar edhe nga prindërit si dhe nga autoritetet gjermane, të cilët këtë mësim e kanë integruar në sistemin e tyre shkollor. Kjo po u mundëson që barra financiare për prindërit të lehtsohet, barrë e cila në regjionet tjera bie mbi buxhetin e familjeve shqiptare.

Hamzë Morina