Letër nga Stambolli: Mësimi i gjuhës shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore

Mësimi i gjuhës shqipe në shkollat publike të Turqisë ka filluar sot 6 vjet më parë, por interesimi është i vogël, e në anën tjetër shtetet shqiptare Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk ndihmojnë thuajse asgjë.

Shkruan: Qamil Bytyçi (Kamil Bitiş)

Një gjuhë nëse nuk shkruhet shumë vështirë ruhet. Gjuha shqipe në Turqi gjatë Perandorisë Osmane ka ardhur nga trojet shqiptare në viset e ndryshme të Turqisë. Si rezulltat i kësaj si problem ka qenë harrimi i gjuhës amtare shqipe ndër të shperngulurit. Në Perandorinë Osmane shkollat në gjuhën shqipe sikurse në gjuhët tjera për kombet muslimane edhe për shqiptaret nuk kane qenë te lejuara. Për jo muslimanet shkollat në gjuhët e tyre lejoheshin kurse për muslimanët jo. Kjo ka vlejtur edhe për arabët. Në Perandorinë Osmane, pra shkollat në gjuhën shqipe janë lejuar shumë vonë. Shkolla e parë shqipe është hapur më 7 Mars 1887 dhe drejtori i parë ishte Pandeli Sotiri. Deri në vitet 1920’ta në Turqi-Stamboll thuhet se ishin 5 shkolla shqipe. Por më pas, me krijimin e Turqisë së re këto shkolla janë mbyllur. 1- Shkolla ne Ferikoj 2- Shkolla ne Beshiktash 3- Shkolla ne Fatih 4- Shkolla ne Ejup 5- Shkolla në Üsküdar Presidenti i parë i Kosovës i ndjeri Prof. Dr. Ibrahim Rugova në Shkurt të vitit 1992 kur vizitoj Turqinë, gazetares për politike të jashtme në gazeten Hürriyet Ferai Tınç i dha nje intervistë (Edhe unë kam qenë prezent gjatë intervistes). Pyetja ishte si provokative (Në Turqi ka shqiptarë më shumë se në Kosovë dhe në të ardhmen a ka mundësi që këta të kërkojnë autonomi në Turqi? Rugova iu përgjigj: “Shqiptarët që jetojnë në Turqi janë shtetas turq. Përveç kësaj nuk janë të përqendruar në një zonë. Megjithatë, kanë të drejtë të mësojnë gjuhën amtare. Për këtë mund të kërkojnë kurse për mësimin e gjuhes shqipe në ditë të caktuara të javës”.

Gjuha shqipe në shkollat shtetërore turke si lëndë zgjedhore

 Që nga viti akademik 2012-2013, në klasat e 5-6-7 dhe 8-ta, mësohen gjuhet adige (sipas alfabetit cirilik), adige (sipas alfabetit latin), abazisht, kumangji, zazakisht, lazisht dhe gjeorgjianisht si gjuhët e gjalla dhe dialektet. Ministria e Arsimit  e Turqisë merr vendim që në vitin akademik 2017/2018 të fillojnë edhe mësimet e gjuhss shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhore nëpër shkollat shtetërore turke. Pastaj Ministria e Arsimit e Turqisë nënshkruan një protokol të bashkëpunimit me Universitetin Trakya për përgatitjen e materialit mësimor dmth. të librave, me të cilat  do të mësohet nëpërr shkolla. Për klasën e pestë pergatitet libri në gjuhën shqipe: Klasa e parë e gjuhës shqipe në Izmir – Kemalpaşa, Drejtori i Arsimit të rrethit Kemalpasha në Izmir Z.Fikret Yılmaz dhe Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Manisa-Turgutlu Z. Mehmet Yenir (Petrovci) më 7 dhjetor 2017,  nënshkruan protokolin për hapjen e klasës së gjuhes shqipe si lëndë zgjedhore në shkollen “Alija Izet Begoviç” në Halilbeyli të Izmirit.

Fillimi i mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në Turqi filloi më 11 dhjetor 2017

Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare Z. Mehmet Yenir (Petrovci) më ftoi që si  ud.drejtor  i Qendrës Kulturore të Kosovës (që ishte në kuadër të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës të marr pjesë në mësimin e parë i cili do të fillonte më 11 dhjetor 2017 në Izmir), të cilën orë të parë e mbajta unë me kërkesën e tyre dhe për këtë moment historik gjatë gjithë jetës sime do të ndihem krenar.

 Në Turqi kursin e parë të gjuhës shqipe e kam hapur në Shoqatën “ Vëllezëria Turko-Shqiptare” në vitin 1993/94. Pastaj kurse të tjera kam hapur edhe në komunën  Bajrampaşha të Stambollit, në Shoqatën e Çamërisë në Izmir, në Qendren Kulturore të Kosovës në Stamboll, në Qendrën Kulturore në Ankara, në Shoqatën Kulturore Shqiptare në Manisa-Turgutlu, në Bursa si lëndë zgjedhore, në Shoqaten e Balkanit në Anen të  Anadollit, në Shoqatën e  Rumelive Esenler, në Universitetin Yıldız Teknik Üniversitesi , në Shoqatën e Kosovareve, në Shoqaten e Brezjanevve në Alibeykoj etj. Në këto shoqata gjuha shqipe është mësuar nëpërmjet kurseve.

Edhe sot ne Stamboll, Ankara, Izmir mbahen kurse të gjuhës shqipe.

Cila është zgjidhja?

Në Universitetin “Trakya Üniversitesi” në Edrene ka mbi 10 vjet që është hapur drejtimi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe,  ku mësimi zgjatë 4 vjet. Por, mjerisht edhe këtu nuk ka interesim dhe nga viti në vit po bie numri i studentëve. Drejtimi është përballë rrezikut që të mbyllet, sepse ata që mbarojnë këtë drejtim nuk kanë shumë mundësi për t’u punësuar. Sfidat për mësimin e gjuhës shhqipe në shkollat shtetërore turke për hapjen e klasave të gjuhës shqipe, janë tejet të mëdha e në radhë të parë për hapjen e një klase të tillë duhen të paktën 10 nxënës dhe mjerisht nuk po ka kërkesa për mësimin e gjuhës shqipe nëpër shkolla. Në anën tjetër përveq mosinteresimit këtu hasën edhe dy probleme: Mungesa e kuadrit mesimor, sepse pagesa e meëuesit është shumë e ulët, pothuaj qesharake dhe tjetra kërkesa për ta mësuar gjuhën shqipe nuk ka fare dhe për këtë arsye nuk po hapen klasa për mësimin e gjuhës shqipe. Arsyet janë të shumta.

Shqiptarët kanë filluar të shpërngulën në Turqi që nga viti 1912. Ata që janë shpërngulur nëpër fshatra, ku edhe fqinjtë kanë qenë shqiptar, gjuhën e kanë ruajtur dhe e kanë folur. Madje, në disa fshatra për herë të parë kanë folur turqisht kur kanë shkuar në shkollë. Por, mjerisht edhe nëpër fshatra në 20-30 vitet e fundit gjeneratat e reja nuk dinë shqip. Edhe martesat me jo shqiptar po ndikojnë shumë që të mos flitet gjuha shqipe. Kurse, shqiptarët e shpërngulur nëpër qytete më pak e kanë ruajtur gjuhën shqipe. Pas gjenerates së dytë fëmijët nuk e flasin gjuhën shqipe, ngase rritën në ambiente-rrethe ku përveq familjes në shtëpi nuk flitet gjuha. Edhe gjenerata e dytë,  pothuajse nuk e flet as në shtëpi gjuhën shqipe. Kohët e fundit sidomos pas pavaresisë së Kosovë është rritur interesimi për mesimin e gjuhës shqipe, por ky numër është ende shumë i vogël.

Për ta rritur interesimin  për mësimin e gjuhës shqipe mund të ndihmojnë shumë vendet e origjjinës.  Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë shumë më shumë për këtë çështje.  Por jo vetëm me shpërndarjen e librave për mësimin e gjuhës shqipe siç bënë  Shqiperia. E për të nxitur interesimin për mësimin e gjuhës shqipe në radhë të parë Republika e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Maqedonisë duhet t’u japin shtetësi shqiptarëve që jetojnë në Turqi dhe janë shumë të interesuar për ta marrë shtetësinë nga vendet që kanë ardhur dhe  masa e dytë është që të pranohen student shqiptarë të Turqisë në universitetee e Shqiperisë, Kosovës dhe  Maqedonisë dhe njëkohësisht atyre tu jepën bursa. Krahas kësaj  qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës të hapin qendra kulturore në disa qytete të Turqisë dhe të hapen kurse të gjuhës shqipe. Por, duhet që shtetet tona të jenë serioz në këtë drejtim, e jo të ndodhë sikurse ndodhi me mbylljen nga shteti i  Kosovës  i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, ku u zhvilluan kurse të gjuhës shqipe rreth 10 vjet. /Dijasot.com

(Autori është ish-Ud. Drejtor dhe Koordinator i Qendres Kulturore të Kosovës në Stamboll dhe – ish-Sekretar i Përgjithshëm në Shoqatën Vëllezëria Turko – Shqiptare në Stamboll.)