KUIZ: A mund t’i njihni veprat e famshme të letërsisë bazuar në fjalinë e parë?

“Ishte koha më e mirë, ishte koha më e keqe” është fjalia hyrëse e romanit “Tregimi për dy qytetet” të Charles Dickensit, e cila konsiderohet si një nga më të famshmet në historinë e letërsisë. Por ajo është larg që të jetë e vetmja.

A mund të dalloni veprat letrare në bazë të fjalisë me të cilën fillojnë?

1. Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, çdo familje fatkeqe është fatkeqe në mënyrën e vet.

a) Lufta dhe paqja, Leon Tolstoj

b) Vëllezërit Karamazovë, Fjodor Dostojevski

c) Ana Karenina, Leon Tolstoj

d) Shënime nga nëntoka, Fjodor Dostojevski

2. Në tokën e huaj binte shi e borë përzier bashkë.

a) Prilli i thyer, Ismail Kadare

b) Lolita, Vladimir Nabokov

c) Dashuria në kohën e kolerës, Gabriel Garsia Marquez

d) Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

3. Kur Gregor Samsa u zgjua një mëngjes nga ëndrrat e tij të shqetësuara, ai e pa veten në shtrat të transformuar në një insekt të madh.

a) Dashuri qesharake, Milan Kundera

b) Metamorfoza, Franz Kafka

c) Neveria, Jean-Paul Sartre

d). Djali plangprishës, Charles Bukowski

4. Është një fakt i njohur që një burrë i pasur i pamartuar ka nevojë shumë për një grua.

a) Middlemarch, George Eliot,

b) Jane Eyre, Charlotte Bronte

c) Hurricane Heights, Emily Bronte

d) Krenari dhe paragjykim, Jane Austen

5. Ai ishte një plak që peshkonte u vetëm me barkë mbi Gulf Strim dhe që kishte tetëdhjet e katër ditë pa kapur asnjë peshk.

a) Të kesh a të mos kesh, Ernest Hemingway

b) Tuneli, Ernesto Sabato

c. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

d. Vuajtjet e verterit të ri, Johann Wolfgang von Goethe

6. Nëna ime vdiq sot. Ndoshta edhe dje, nuk e di.

a) Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj, Bertold Brecht

b) Steppenwolf”, Herman Hesse

c) I huaji, Albert Camus

d) Afërdita përsëri në fshat, Sterio Spasse

Përgjigjet:

1. c

2. d

3. b

4. d

5. c

6. c