Këta janë asistentët e zgjedhur në Këshillin e Fakultetit të Mjekësisë

Përveç profesorëve, Fakulteti i Mjekësisë i ka zgjedhur edhe asistentët në Këshillë.

Tetë asistentë janë zgjedhur në Këshillin e Fakultetit të Mjekësisë në zgjedhjet e mbajtura para dy ditësh.

Në vendin e parë më së shumti vota ka marr Labinot Shahini me 109 vota. Në vendin e dytë është Violeta Grajqevci-Uka me 107 vota, ndërsa në vendin e tretë Merita Emini-Sadiku me 102 vota.

Të zgjedhurit tjerë janë edhe Greta Lila, Rinë Limani, Sokol Krasniqi, Art Deva dhe Driton Vela.

Më poshtë e gjeni listën e plotë.