Jeta dhe historia e Helen Keller, gruas që ndryshoi “Botën e kufizimeve”

Nuk është e mundur që askush nga ne të mos ketë dëgjuar, të paktën njëherë në jetë, për Helena Keller. Keller ishte gruaja e parë e shurdhër dhe e verbër që kishte krijuar bagazh si shkrimtare, aktiviste politike dhe ligjëruese. Ajo konsiderohet si një shembull jashtëzakonisht i fuqishëm i dinamizmit dhe avokimit për njerëzit me aftësi të kufizuara (Famous People, 2017).

Helen Keller u lind nga Arthur H. Keller dhe Katherine Adams Keller, më 27 qershor 1880 në Tuscumbia, Alabama. Familja e saj nuk ishte e pasur dhe fitonte të ardhura nga plantacionet e tyre të pambukut. Keller lindi normalisht me shqisat e saj të shikimit dhe dëgjimit dhe filloi të fliste kur ishte vetëm 6 muajshe. Ajo filloi të ecte në moshën 1 vjeçare. Më 1882, Keller u kontrollua nga mjeku i familjes për një sëmundje të quajtur “ethe e trurit”, që shkaktonte një temperaturë të lartë të trupit. Brenda disa ditësh pas ndërprerjes së etheve, nëna e Kellerit vuri re se vajza e saj nuk po tregonte ndonjë reagim kur zilja e darkës ngrihej ose kur një dorë tundej para fytyrës së saj. Keller kishte humbur shikimin dhe dëgjimin e saj që kur ishte vetëm 19 muajshe. Me kalimin e kohës ajo filloi të bërtasë, të zemërohej dhe të qeshte pakontroll kur ishte e lumtur, duke shkaktuar kështu ndjenja zemërimi te prindërit e saj. Familjarët e saj mendonin se ajo duhet të institucionalizohej (Biography, 2018).

Jeta e Keller ndryshoi pasi u njoftua me Anën (mësuesen e saj), e cila ishte diplomuar në shkollën Perkins për të verbërit. Ajo ishte vetëm 14 vjet më e vjetër se nxënësja e saj Helen dhe sikur ajo edhe Ana kishte vuajtur nga probleme serioze të shikimit. Ana i’u nënshtrua shumë operacioneve në një moshë të re, para se sytë e saj të ishin restauruar pjesërisht. Ana besonte se çelësi për shërimin e Helenës, ishte të mësonte bindjen dhe dashurinë e saj. Kështu pa nevojën për të disiplinuar, por jo për të shtypur. Brenda një jave nga ardhja e saj, ajo kishte marrë leje për ta larguar Helenën nga shtëpia kryesore dhe të jetonte vetëm me të, në një vilë aty pranë. Ato qëndruan atje për dy javë. Më 5 prill 1887, më pak se një muaj pas mbërritjes në Tuscumbia, Ana përpiqej të zgjidhte konfuzionin që nxënësja e saj kishte midis emrave “turi” dhe “qumësht”, të cilin Helena e ngatërronte me fjalën «pije». Ana e mori Helenën jashtë në pompën e ujit dhe e vuri dorën e saj nën hundëzën. Derisa uji i ftohtë rridhte mbi dorën e saj, Helena shkroi në anën tjetër fjalën “w-a-t-e-r” ngadalë, e pastaj më shpejt. Papritmas, sinjalet filluan të kishin kuptim në mendjen e Helenës. Ajo e dinte se “uji” nënkupton një substancë të mrekullueshme e të ftohtë që rrjedh mbi dorën e saj.

Qysh në moshë shumë të re, Helena ishte e vendosur të shkonte në kolegj. Në vitin 1898, ajo hyri në shkollën e Kembrixhit për t’u përgatitur për Kolegjin Radcliffe. Hyri në Radcliffe në vjeshtën e vitit 1900 dhe mori një diplomë Bachelor of Arts në vitin 1904, duke u bërë personi i parë i shurdhër që e bënte këtë. Derisa ishte ende një studente në Radcliffe, Helena filloi një karrierë që do të vazhdonte gjatë gjithë jetës së saj.

Në vitin 1903 u botua autobiografia e saj “The Story of My Life”. Kjo autobiografi është përkthyer në 50 gjuhë dhe mbetet në shtyp edhe në ditët e sotme. Helen Keller mbajti mbi 475 fjalime dhe ese që ajo shkroi për tema të tilla si besimi, parandalimi i verbërisë, kontrolli i lindjeve, rritja e fashizmit në Evropë dhe energjia atomike. Helen përdori një makinë shkrimi braille për të përgatitur dorëshkrimet e saj dhe më pas i kopjoi ato me një makinë shkrimi të rregullt. Ishte mediumi i fjalës së shkruar me makinë, ai që mundësoi që Helena të komunikojë me amerikanët dhe përfundimisht me mijëra njerëz anembanë globit.

Idealet e Helenës gjetën shprehjen e tyre më të pastër dhe më të qëndrueshme në punën e saj për Fondacionin Amerikan për të Verbërit (AFB). Fondacioni i dha asaj një platformë globale për të avokuar për nevojat e njerëzve me humbje të shikimit. Si rezultat i udhëtimeve të saja nëpër Shtetet e Bashkuara, u krijuan komisionet shtetërore për të verbërit, u ndërtuan qendrat e rehabilitimit dhe arsimi u bë i arritshëm edhe për ata që humbën shikimin.

Helen pësoi një goditje në vitin 1960 dhe që nga viti 1961 e më tej, jetoi në heshtje në Arcan Ridge, në shtëpinë e saj në Westport, Connecticut. Helen Keller vdiq më 1 qershor 1968, në vendlindjen e saj, pak javë pas ditëlindjes së 88-të. Senatori Lister Hill i Alabamas dha një lavdërim gjatë shërbimit të përkujtimit publik. Ai tha: “Ajo do të jetojë, si një nga emrat të paktë që nuk lindin për të vdekur. Shpirti i saj do të qëndrojë për aq kohë sa njeriu mund të lexojë dhe tregimet do vazhdojnë të tregohen për gruan që i tregoi botës se nuk ka kufij për guximin dhe besimin “ (American Foundation for the Blind, 2018).