GOMARI, QENI, MACJA DHE GJELI

Na ishte një herë një fshatar që kishte një gomar plak, ishte aq shumë plak sa nuk bënte dot asnjë punë.
Prandaj i zoti i gomarit mendoi ta therte dhe me lëkurën e tij të bënte një daulle.
Por, gomari e mori vesh një ditë, dhe kur i zoti nuk ndodhej në shtëpi, ai doli në rrugë dhe iku. Pasi eci pak, në rrugë takoi një qen dhe i tha:
– Pse qenke kaq shumë i mërzitur?
Qeni u hodh menjëherë dhe i tha:
– Im zot donte të më hidhte në vrimën e qenve,por unë ia mbatha nga shtëpia para se ta bënte dhe tani nuk di ku të shkoj.
Kur qeni mbaroi së foluri, gomari u hodh e i tha:
– Eja me mua të dalim nëpër botë se nuk do pendohesh.
Qënit u bë qejfi që ai e ftoi dhe pranoi menjëherë, dhe pa humbur kohë nisën udhëtimin. Nuk kaloi shumë kohë dhe takuan një macë që po rrinte afër një gardhi. Gomari e pyeti:
– Po ti mace ,cfarë po bën aty?
Dhe macja iu përgjigj:
– Im zot pa që unë nuk po kapja më minj dhe për këtë donte të më fuste në një thes e të më hidhte në lumë, prandaj ika nga shtëpia.
Gomari e dëgjoi deri në fund dhe i tha:
– Eja me ne dhe që tani e tutje nuk do kesh më frikë se s’ka për të bërë njëri keq.
Macja pranoi dhe të tre bashkë, gomari, qeni dhe macja filluan rrugën e gjatë. Por rrugës, në majë të një pemë, ata panë gjelin që kishte hipur dhe po këndonte.
Gomari,si më i madhi që ishte,i foli e i tha:
– Pse ke hipur aq shumë lartë o gjel?
Dhe gjeli ia ktheu përgjigje:
– Im zot më pa që isha shëndoshur mirë dhe donte të më këpuste kokën e të më hante të dielën për drekë. Por unë e kuptova dhe mënjëherë u largova deri sa arrita këtu më shikoni. Tani po rri e vras mendjen se cfarë do të bëj.
Gomari e dëgjoi sa e dëgjoi dhe i tha:
– Edhe neve i njëjti fat si ti na priste, prandaj ikëm e ia mbathëm nga shtëpitë e zotërve tanë, dhe tani kemi vendosur të dalim nëpër botë. Nëse do të vish me ne eja, e nuk do të bëhesh pishman.
Dhe të katër morën rrugën e gjatë nëpër botë. Ecën sa ecën dhe i zuri nata në mes të një pylli. Hidhet macja e thotë:
– Po tani,cfarë do të bëjmë?
Atëherë gomari i tha gjelit:
– Hip në majë të pemës dhe shiko se mos të zë syri pak dritë në ndonjë vend.
Gjeli hipi në pemë dhe kur arriti në majë i tha shokëve poshtë:
– Shoh një qiri jo shumë larg që këtu.
Dhe gomari i thotë shokëve:
– Ejani të shkojmë se ndoshta gjejmë ndonjë që të na japë dicka për të ngrënë dhe ndonjë vend për të fjetur.
U nisën përsëri dhe pasi bënë pak rrugë,arritën te shtëpia.
Po kur hodhën sytë brenda për të parë së cfarë kishte, ata panë se ishin mbledhur disa kasapë që po hanin e pinin dhe bisedonin gjithë qejf me njëri-tjetrin. Gomari u kthye nga shokët e tha:
– Do fillojmë të këndojmë të gjithë së bashku, se mbase ata trembën dhe ia mbathin. Kështu, të gjitha ato ushqime që janë në tavolinë do na ngelin neve.
Atëherë qeni kërceu mbi shpinën e gomarit, macja siper qenit dhe gjeli mbi macën.
Kur gomari e dha shenjën me veshë, ata nisën të ulërasin e të këndojnë të gjithë bashkë më sa fuqi të kishin: gomari pëllistë,qeni leht,macja të mjaullijë dhe gjeli të këndojë.
Kur dëgjuan atë zhurmë dhe nuk po kuptonin cfarë ishte dhe nga vinte, kasapëve i hyri frika dhe ia mbathën e u shpërndanë nëpër pyll si të cmendur.
Pasi panë që në shtëpi nuk ngeli këmbë njëriu, gomari, qeni, macja dhe gjeli hynë brenda, u ulën në tavolinë dhe hëngri cfarë iu deshi zemra. Dhe pasi u ngopën mirë e mirë, shkuan të flenë.
Gjeli hipi tek trari, macja u shtri në vatër, gomari zuri vënd në korridor,ndërsa qeni pranë derës.
Por në mesnatë, njëri nga kasapët që mbahej si më trimi nga të gjithë,u ngrit në këmbë dhe i tha shokëve që ende dridheshin nga frika:
– Do të shkoj një herë me vrap të shikoj se kush ishin ata që na kanë pushtuar shtëpinë!
Dhe kështu shkoi ngadalë, dhe pa bërë zhurmë fare arriti të hynte në shtëpi.
Por aty ishte një errësirë shumë e madhe dhe nuk mund të shikojë asgjë, shikonte vetëm dy drita të vogla që dukeshin në vatër. Atëhërë ai iu afrua dhe filloi t’i frynte,por macja kur ndjeu që po i frynin në sy, zgjati putrën dhe më të gjithë forcën e cau në fytyrë.
Kasapi u stëp mbrapa i tmerruar dhë po mundohej të dilte nga shtëpia, po kur doli në korridor u përplas me gomarin, i cili i futi një shkelm të mirë dhe e hodhi tek dera, aty u përplas me qenin që i dha një të kafshuar në këmbë…
…dhe kur doli në oborr dëgjoi zërin e gjelit që këndonte më sa fuqi të kishte “kikirikiii”.
Kur më në fund arriti të shokët, ishte i këputur dhe i frikësuar. Kasapi i tha shokëve:
– Atë shtëpi e kanë pushtuar djajtë ,prandaj do ishte mirë të mos shkelnim më atje. Po të mos ia kisha mbathur ata do më kishin shqyer menjëherë!
Dhe që nga ajo ditë, gomari, qeni, macja dhe gjeli, u bënë të zotët e shtëpisë dhe jetuan të gëzuar edhe për shumë vite të tjera.

POPULLORE