Gazetarja Iva Tiço martohet!

Me miqtë e ngushtë dhe familjarët, në hotelin “Flower” në Durrës, Iva Tiço ka zgjedhur të bëjë ceremoninë e dasmës së saj.

Gazetarja e kulturës dhe e rubrikës së famshme “Blogu i një vajze single, ose aty rrotull” nuk është më single. Ajo prej disa vitesh bashkëjeton me partnerin gjerman, me të cilin u takuan rastësisht në Tiranë në një kafe, teksa Iva postonte shkrimin e radhës si gocë single dhe kompjuteri i saj kishte një problem. Ai ekspert IT u afrua ta ndihmojë dhe nga ai moment nuk u ndanë më.

Urime Ivës dhe jetë të lumtur!

*Fotot u postuan nga make up artistja Ujvara Hajdari”/Tiranapost.al