Për studentë të nivelit bachelor dhe master ofrohet bursë e plotë në Universitetin “West Trollhättan” Suedi

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Ëest Trollhättan Suedi (HV) .

Mundësi aplikimi do të kenë studentët e fushës së Shkenca Ekonomike dhe Administrim Biznesi.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më  28 Mars 2024, raporton Dijasot.com

Çfarë përmban kjo thirrje për aplikim lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Universitetit:

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor;

Master.

Numri i kuotave:

2 (dy) kuota për studentë

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

Fakulteti i Biznesit: Shkenca Ekonomike dhe Administrim Biznesi.

Afati i aplikimit:  28 Mars 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin West Trollhättan, Suedi (HV):

 –          Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 /muaj, 360 Euro Transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën [email protected] , [email protected]  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.