Vasfije Krasniqi Goodman kërkon nga shteti që t’u lehtësojnë kushtet viktimave për marrjen e statusit dhe pensioni

Vasfije Krasniqi Goodman përmes një statusi në Facebook ka thënë se njohja e statusit të viktimave ka të bëjë me luftimin e stigmës, me përmbushjen e viktimës në aspektin psikologjik në raport me sakrificën për lirinë e Kosovës.

Ajo ka shkruar ajo, se sado simbolike një pension i tillë për viktimat është lehtësim për terapinë.

“E duke i pasur parasysh disa nga faktorët i bej thirrje viktimave që të aplikojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore por mbi të gjitha i bej thirrje Komisionit qe t’i lehtësojnë kushtet, të mos ketë kërkesa të cilat ua pamundësojnë viktimave marrjen e statusit, të mos maltretohen viktimat dhe të ruhet gjendja e tyre emocionale dhe familjare”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman, duke i bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për mbështetje të fuqishme në këtë çështje.

“Fuqishëm kërkoj mbështetjen e presidentes dhe kryeministrit në këtë çështje”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman.