Shkruan: Millojko Pantiq
Shkoja një mbrëmje në restorantin tim të preferuar dhe shihja një rresht njerëz në Sheshin prej rrugës ‘’Takovska’’ deri te udhëkryqi që shpie kah Kisha e Shën Markut, dhe pas saj te Kisha Ortodokse Ruse. E pyeta një djalosh se për çka ishte bërë ai rresht i njerëzve, e ai m’u përgjegj: ‘Po presim ta shërojmë ikonën Nënës së shenjt nga Rusa.
Në (restorantin) Madena, kamarierët më thënë se ai rresht ishte që nga mëngjesi i hershëm.Nëse krijuesi i utopisë komuniste, socilogou Karl Marksi, ka pasur të drejtë për diçka, ajo ka qenë konstatimi se religjioni është opium për njerëzit. Dhe m’u kujtua, se në një mbrëmje të datës 21 të shekullit 21, në të njëjtin vend e kam parë variantin serb të ‘së vërtetës’.
Në të vërtetë, në ditët e fushatës para do zgjedhjeve, me të cilat sundimtari Vuçiq simulon demokracinë, kishte organizuar dofarë litie kishtare (shëtitje, parakalime të organizuara nga kisha, v.j.) para ndërtesës së Parlamentit. Ka zgjatë ajo disa ditë. Nuk mbante kush fjalim, veçse nga autoparlantet nën flamujt e kuq këndoheshin këngë për Kosovën. Me ato këngë inspiroheshin të rinjtë të marshojnë në luftë për mbrojtjen e ‘Tokës së shenjt serbe’.
Një strofë e atyre zhurmaxhinjve, nga e cila më rrënçethej trupi, kishte këtë përmbajtje:
‘Ljuta bitka da se bije,
nova krvca da se lije,
Da se brani zemlja slavna,
ustajte braco pravolavna’.
(shqip:’’lufë e rreptë le të bëhet,
gjaku i ri le të derdhet,
që të mbrohet tokë e lavdishme
ngrituni vëllezër pravosllavë’’).
Si gjithnjë gjatë historisë, pushteti mendon që fëmijët tanë të derdhin gjakun e ri, në mënyrë që këta të vazhdojnë të sundojnë edhe më tutje. Dhe kështu, me ndihmën e Kishës, Vuçiqi sikur edhe Millosheviqi i cili me politikën luftënxitëse të vitit 1989, e amputoi Kosovën, përmes kambanave kishtare paralajmëron luftëra të reja; vërtetë tashpërtash vetëm verbale, por siç thoshte Millosheviqi, nuk përjashtohen as ato të armatosura.
Për historianët dhe politikanët e kombit serb, në jetë dështimet janë më të rëndësishme se fitoret, sepse përmes tyre ngjeshën radhët nacionaliste dhe homogjenizohet bashkësia në thirrjet për hakmarrje.Për të krijuar baza psikologjike për revanshizëm, në librat e historisë dhe sidomos ne këngët kishtare, këngët me lahutë dhe këngët e estradave, Serbët janë heronjë edhe përkundër dështimeve – janë të pa mposhtur. Më e keqja është se me narracion të tillë po helmohen njerëzit e rinj dhe kjo është përga titje për qëllimin e fundit: ‘gjaku i ri le të rrjedhë’!. Si të shpjegohen ndryshe këngët që dominojnë nëpër televizione me frekuenca kombëtare, e të cilat madhërojnë terrin e shekullit të mesëm, kur nuk kishte kombe, veçse në këto troje gjallonin fiset serbe, shqiptare, bullgare, greke.
Në njërën nga ato këngë thuhet: ‘’Përulet Milloshi me armë para llazarit. Ai me lutje e thërret Zotin Isus. Nuk do të pijë sulltani uji afër Prizrenit. Nuk e japim ne as një guri të car Dushanit. E ty knjaz të jap betimin, që ta mbajnë mend të gjithë, se do të bjer Sulltani para teje, para se të biesh ti. Për ty dhe për Krishtin do ta jap jetën dhe në qiell do të bashkohemi të gjithë përjetësisht’’.
Ky është ai miti kishtar për popullin qiellor serb, që është shndërruar në ide sociopatologjike, gjoja se serbët janë populli më i vjetër i planetit që ka falë Zoti. Historia na mëson se asnjë tokë në këtë planet nuk i është dhënë një populli për gjithmonë. Përndryshe, Nemanjiqët, si krijues të trilluar të shtetit serb në Ballkan, për veten e tyre kurrë nuk kanë thënë se janë serbë, veçse Rashçan, ngase shteti i tyre quhej Rashka. Pushteti i Aleksandër Vuçiqit është i rrezikshëm për ekzistimin e serbëve si popull, sepse ka lejuar që në skenën shoqërore-politike Kisha të përhapë nebulozën për ‘’Betimin e Kosovës’’. Po përsëriten vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur Millosheviqi u lejoi popave që eshtrat e knjaz Llazarit t’i bartin nëpër qytetet e Serbisë, duke ndezë ndjenjat nacionaliste deri në çmenduri.Sot Kisha po i ndihmon Vuçiqit përmes ‘litiave’, kudo që duhet të krijohet një realitet paralel për njëfar bote serbe. Kështu, kishtarët gjatë litiave në Mal të Zi këndonin këngën: ‘’Gëzohu fisi serb’’.
Në atë këngë, Kosova dhe Mali Zi shpalleshin pamëdyshje si toka serbe; teksti i atyre këngëve thoshte: ‘’Ogrijalo sunce sa Kosova polja ravna,
Nasijale svetinje iz vremena davna,
Veseli se srpski rode,
Zbog slobode i zbog lavnih Nemanjiqa,
Obiliqa, Petroviqa i zbog slavne
Graçanice, Studenice, Ravanice.
Nek se srpski barjak vije,
Od Prizrena do Rumije’
’(në përkth.të lirë shqip:
Ka nxehë dielli nga rrafshi i Kosovës,
I ka ndritë vendet e shenjta të kohërave të moçme,
Gëzohu fisi serb, për lirinë dhe për Nemanjiqët e lavdishëm,
për Obiliqët e Petroviqët,
për Graçanicën, Studenicën e Ravanicën.
Le të valvitet flamuri serb
prej Prizreni deri në Rumije!
Këtë nebulozë të propagandës nacionaliste kishtare e kanë pranuar edhe një armatë e sportistëve serbë, të cilët të gjitha sukseset e tyre i festojnë në të ashtuquajturin ‘ballkoni i kampionëve’ të Kuvendit të Beogradit: ‘’Veseli se srski rode’’. Jo fort moti, është festuar me këngën ‘’Tërë Jugosllavia luan rokenrol’’. Kjo është shenj se sportistët kulminantë dhe brezi i të rinjve janë helmuar me narracionin e mesjetës – për popullin qiellor. Ata nuk janë të vetëdijshëm se ‘fisi’ serb duhet t’iu gëzohet sukseseve të tyre, e jo personaliteteve të imagjinuara nga mitet e historisë fisnore të Nemanjiqve e Obiliqve.
Sportistët e sotëm, nuk e dijnë se ajo ishte kohë e feudalizmi, kur nuk kishte komb, të cilin këta sot e përfaqësojnë. Feudalët dhe sundimtarët jetonin në oborret me pallate, kurse njerëzit e fisit të tyre jetonin në kasolla.
Pushteti i Vuçiqit e ka kthyer Serbinë në kohën e feudalizmit, sepse ky dhe feudalët e tij me rrënjë kriminale, jetojnë në villat në Dedinje, derisa gjysma e popullsisë mezi e lidhë skajin me skaj, duke jetuar buzë varfërisë apo nën vijën e varfërisë së skajshme. Edhe pse sipas Kushtetutës, Serbia është shtet sekular, që do të thotë se Kisha është e ndarë nga shteti, duke mos e përfillë Kushtetutën pushteti ka lejuar që klerikët të përzihen në të gjitha poret e jetës shoqërore, që nga arsimi e kultura e deri te sporti.
Popat janë bërë parti e vërtetë politike e Vuçiqit. Prandaj, po bëj këtë thirrje: Zoti Isus, në qoftë se ke ekzistuar ndonjëherë, dhe nëse vërtetë je biri i Zotit, dhe nëse njëherë ke rilindë, ngritu përsëri, sepse popat serbë të cilët po predikojnë religjionin tënd, me përjashtim të rasteve të veçanta, janë çmendur deri në atë shkallë sa që paqen e Zotit po duan ta shndërrojnë në luftë fetare deri në shkatërrim!
(nga Danasi, zgjodhi e përktheu. Adil Fetahu)
Linku nga origjinali: https://www.aktuelno.me/region/isuse-ustani-popovi-su-poludjeli/?fbclid=IwAR2n4lWFNrgJEuBEIF3TmPkrOdhcgfaX93rsfrNlPkQkY1qXGICNS_5RJqg