Yale University, institucioni i tretë më i vjetër i arsimit të lartë në SHBA

Shkolla u quajt “Kolegji Yale” në vitin 1718 si shenjë mirënjohje për donacionin e Elihu Yale, i cili asokohe ishte guvernator i kompanisë “British East India Company”

Universiteti Jeilit (Yale University) është një Universitet kërkimor amerikan dhe anëtar i Ivy League, që ndodhet në New Haven, Connecticut.

I themeluar më 1701 në Koloninë Saybrook si Shkollë Kolegjiale, ky Universitetit është institucioni i tretë më i vjetër i arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkolla u quajt “Kolegji Yale” në vitin 1718 si shenjë mirënjohje për donacionin e Elihu Yale, i cili asokohe ishte guvernator i kompanisë “British East India Company”.

Themeluar për të trajnuar priftërinjtë Kongregacionalistë në fushën e teologjisë dhe të Gjuhës së Shenjtë, nga viti 1777 kurrikulës shkollore filluan ti shtohen edhe kurse në Shkencat Shoqërore dhe të Natyrës, ndërsa në shekullin e 19-të i shtohen degët pasuniversitare, ku spikat dhënja e Ph.D.-së së parë në ShBA në 1861 dhe riorganizimi i Kolegjit si Universitet në vitin 1887.

Karta e themelimit të Shkollës, që u bë Kolegji Yale, lëshuar më 9 tetor 1701

“Që nga themelimi i tij në 1701, Yale i është përkushtuar zgjerimit dhe ndarjes së njohurive, frymëzimit të inovacionit dhe ruajtjes së informacionit kulturor dhe shkencor për brezat e ardhshëm.

Shtrirja e Yale është vendore dhe ndërkombëtare. Ajo bashkëpunon me qytetin e saj të lindjes Neë Haven, Connecticut për të forcuar komunitetin dhe ekonominë e qytetit. Dhe angazhohet me njerëz dhe institucione anembanë globit në kërkimin për të promovuar mirëkuptimin kulturor, për të përmirësuar gjendjen njerëzore, për të gërmuar më thellë në sekretet e universit dhe për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të liderëve botërorë”, thuhet në faqen zyrtare të Yale University. /Dijasot.com