Njerëzimi është marrë me sport që në kohët më të lashta. Majde, historianët bazuar në dokumentet të ndryshme bëjnë të ditur se sporti është prezente në mesin e njerëzve që nga koha e gurit.
Gjatë shekullit të XIX nga shumë kërkime të kryera në Franë, Afrikë dhe Australi, është arritur në përfundim se në tempujt parahistorike, zhvilloheshin ceremoni dhe rituale të cilat përfshinin aktivitet fizik nga ana e pjesëmarrësve.
Disa nga këto gjetje i përkasin një epoke gati 30 mije vjet më parë. Ka ilustrime që i përkasin epokës së gurit të cilat janë gjetur në shkretëtirën e Libisë, ku shfaqen qartë njerëz duke notuar apo duke përdorur harkun.
Po këto grafitë tregojnë qartë interesin e njeriut të shpellave për aktivitete të cilat nuk ishin të lidhura në mënyre të drejte për drejte me qëllimin për tu ushqyer, por ishin thjesht një zbavitje edhe pse nga këto burime nuk mund të nxjerrim ndonjë prove të pakundërshtueshme mbi aktivitetin sportiv në atë epoke.
Tradita sportive në trojet shqiptare është e dokumentuar rreth viteve 520 -500 p.e.s, raporton Dijasot.com
Gjetjet arkeologjike kanë sjellë deri tek ne Vrapuesen e Prizrenit (The Runner of Prizren), e cila është një figurinë prej bronzi, pak më shumë se 11 centimetra e lartë, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren që daton rreth viteve 520 -500 p.e.s.
Vrapuesja ndodhet në Muzeun Britanik dhe paraqet artefaktin më të famshëm që ka Kosova jashtë vendit.
Figurina e cila ka bërë xhiro nëpër punime shkencore gjithandej botës pasqyron një grua duke vrapuar, dhe si e tillë është një gjë shumë e rrallë për botën antike greke.
Historianët shqiptar kanë sjellë fakte për këtë figurinë.
“Edhe pse deri me sot nuk është kontestuar nga studiues seriozë origjina e vend zbulimit të figurinë për të cilën jemi duke bërë fjalë, e që është treva e Prizrenit, prapëseprapë, një pjesë e studiuesve te Vrapuesja e Prizrenit gjejnë analogji me stilin Peleponezian të origjinës nga Sparta, sidomos duke u mbështetur në veshjën e vajzës, që konkurron për Olimpiadë, veshje kjo e përshkruar saktësisht sipas veprës Hellados Periegesis (lat. Graecae descriptio) të Pausanias-it (rreth 110 – rreth 180), një gjeograf dhe udhëpërshkrues grek”, shkruan historiani Jahja Drancolli.
Në këtë kontekst, burimet historike ai ka bërë të ditur se provojnë për importin e artikujve të luksit si një fenomen i përgjithshëm në periudhën e Hallstatit D, dhe shpjegon lulëzimin e aristokracisë fisnore, fenomen ky i njohur atëbotë dendur dhe te dardanët dhe në Dardani./Dijasot