Kanë vijuar sesionet informuese për pjesëmarrjen e punonjësve arsimor dhe drejtuesve të shkollave në Sondazhin Ndërkombëtar për Mësimdhënien dhe të Nxënit (TALIS).
Në ZVAP Elbasan kanë marrë pjesë mësues dhe drejtues të shkollave “Osman Myderizi”, “Abdyl Paralloi”, “Bardhyl Popa”, “Ali Agjahu”, Shkolla Speciale “Zëra Jete” dhe shkolla private “Green School”.
“Pjesëmarrja e vendit tonë në këtë sondazh do të na gjenerojë të dhëna të rëndësishme për zhvillimin dhe zbatimin e politikave arsimore për drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe mësimdhënien”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar në Shqipëri./Dijasot.com







