Vdes një mësuese, ishte infektuar me COVID-19

Një Shqipëri ka humbur jetën nga COVID-19 edhe një mësuese. Violeta Liçaj nga Fieri u nda nga jeta pasi ishte infektuar nga ky virus vdekje prurës.

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi ka ngushëlluar familjen, kolegët dhe nxënësit e saj, raporton Dijasot.com.

Kushi shkruan në ‘Facebook’ se mësuesja e vyer Violeta Liçaj  ishte një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh dhe ikja e saj la pas dhimbje të thellë për të gjithë.

“Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje.

Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!”, ka shkruar ajo në postimin e saj në “Facebook”. /Dijasot.