Vazhdon takimi MASHT-Komuna, kërkohet testimi i mësimdhënësve për COVID-19  

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në këto momente po mban takim me drejtorët komunalë të arsimit, përfaqësuesit e SBAShK-ut dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve, për të biseduar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

 

Dijasot mëson se në këtë takim ende nuk është vendosur që shkollat të hapen më 14 shtator. Mirëpo, është duke u debatuar për këtë datë, raporton Dijasot.com.

 

Burime të gazetës Dijasot thonë se shkollat paraprakisht do të certifikohen nëse kanë plotësuar kushtet apo jo për mbajtje të mësimit sipas masave anti-COVID të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe më pas të hapen ato që plotësojnë kushtet.

 

“Por një problem shtesë që po del është testimi i mësimdhënësve, duhet të testohen mësimdhënësit për shkak të infektimit më COVID-19”, thotë ky burim. /Dijasot