Vala e të nxehtit në Britani: Temperaturat rriten mbi 31 gradë celsius, mund të rriten edhe më tej

Met Office e ka lëshuar një paralajmërim për motin ekstrem për të dielën në Britani të Madhe, pasi të hënën pasdite pritet që temperaturat të rriten deri në 34 gradë celsius.

Alarmi i rrallë i qelibarit po përdoret për të paralajmëruar njerëzit për problemet e mundshme të shëndetit dhe transportit, të shkaktuara nga nxehtësia.

Paralajmërimi, i cili është për pjesën më të madhe të Anglisë dhe të Uellsit, do të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme.

Prezantuesi i motit në BBC, Chris Fawkes, tha se kjo e hënë ishte dita më e nxehtë e vitit deri më tani.

Ai tha se pjesët lindore të Anglisë, duke përfshirë Cambridgeshire, mund të kenë rritjen e temperaturave deri në 34 gradë celsius.

Temperaturat mund të mbeten të larta gjatë natës, deri të martën, duke e bërë atë një natë të pakëndshme për shumë njerëz.

Met Office po i këshillon njerëzit të qëndrojnë brenda, ku është e mundur dhe të pinë shumë lëngje për të përballuar nxehtësinë.

Prindërit gjithashtu inkurajohen të kufizojnë ekspozimin e fëmijëve të tyre në diell, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.