Është vaksinuar 16-vjeçari i parë në Kosovë kundër COVID-19.
16-vjeçari vaksinën e ka marrë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe është personi më i ri në moshë që është vaksinuar deri më tani.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij, Dona Lluka.
““U vaksinua 16-vjeçari i parë. Përderisa isha pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë e kisha vetëm një shqetësim, që virusin të mos e bart te fëmijët. Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit, aq edhe fisnik për vendin! Sot, kur po vazhdon imunizimi i popullatës edhe ekipi menaxhues bashkë me profesionistët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme këtu në sallën ‘1 Tetori’, u vaksinua edhe djali im, Vleroni. Vleroni është vetëm 16 vjeç dhe do të jetë një avokues i madh edhe te bashkëmoshatarët e vet që edhe ata të vaksinohen, sepse ashtu edhe do të duhet të ndodh! E tëra çfarë duhet të bëni është që të aplikoni me numër personal, në e-Kosova, merr konfirmimin dhe terminin e vaksinimit. Vaksinohu!”, ka shkruar ajo në Facebook.