“Potamophylax humoinsapiens” është emri i insektit të ri i cili është zbuluar nga profesori Halil Ibrahimi. Gjallesat që gjenden vetëm në disa zona në Malet e Sharrit, u prezantuan të mërkurën në senatin e Universitetit të Prishtinës.
Sipas profesorit, emri i vënë ka një mesazh, që jepet si alarm për të filluar me sjellje “të mençura” ndaj natyrës, duke vënë në theks problematikat në zonat ku ndodhet lloji i ri, raporton Klan Kosova.
Zbulimi i konsiderua i rëndësisë së veçantë, derisa u vlerësua se insektet e tilla kanë rol për vetëpastrimin e ujërave e në procese tjera të natyrës.