Universiteti Qirazi njofton maturantët se janë hapur datat për të kryer tarifën e aplikimit për universitet

Universiteti Qiriazi njofton të gjithë maturantët se janë hapur datat për të kryer tarifën e aplikimit për universitet.

“Të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për studimet e larta në Raundin e Parë (1), për vitin e ri akademik 2024-2025, janë të lutur të ndjekin me kujdes të gjithë procedurën.

Ju duhet të kryeni pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkoni në portalin U-Albania”, thuhet në njoftimin e këtij Universiteti.

Po ashtu sqarohet se pas dorëzimit të faturës së pagesës së tarifës së aplikimit për universitet, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

“Pas kësaj ju do të keni akses për të bërë aplikimin tuaj për degët e arsimit të lartë”, thuhet në fund të njoftimit./Dijasot.com