Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2024/2025, do të regjistrojë 555 studentë të rregullt në studime themelore baçelor.
“Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht 67 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç”, thuhet në njoftimin e këtij Universiteti.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohenështë deri 12 studentë baçelor. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, përkatësisht 12 studentë të rregullt.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen 1% të kandidatëve nga Mali i Zi, përkatësisht 7 studentë të rregullt.
“Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë”.
Po ashtu bëhet e ditur se Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.
Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve aplikimi do të jetë në platformën online smu.uni-gjilan.net hapet prej datës 17.07.2024 deri më datë 24.07.2024 në ora 16.00.
Ditën e parë të konkursit, me datë 17.07.2024, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 09:00.
UKZ-ja njofton se dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 17.07.2024 deri më datë 24.07.2024 duke përfshirë edhe ditën e shtune. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës së fakultetit përkatës./Dijasot.com
Për më shumë informacion vizitoni faqen më poshtë të Universitetit “Kadri Zeka”.