Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë vjen me një ofertë akademike, e cila ofron një gamë të gjerë mundësish për të rinjtë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjete sociale, tha se “ky universitet ofron programe në gjuhë të huaj e diploma dyfishe me disa universitete të Italisë, si Universiteti i Salentos, Universiteti “Aldo Moro” dhe Universiteti Politeknik i Barit, si dhe me Universitetin e Malit të Zi”.
Nga data 30 korrik-4 gusht maturantët mund të aplikojnë online në U-Albania për përzgjedhjen e programeve të studimit.
Në një një video të publikuar nga ministrja Manastirliu, maturantët njihen me ofertën akademike të Universitetit të Vlorës.
Programe në gjuhë të huaj (shqip-anglisht)
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
-Inxhinieri mekanike (Bachelor); Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit Detar (Master)
Fakulteti i Ekonomisë;
-Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore (Master)
Diploma Dyfishe –Bachelor
Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë me Universitetin e Salentos (Itali)
-Gjuhësi e aplikuar në fushën e turizmit
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore me Universitetin Politeknik të Barit
- Inxhinieri Mekanike
Diploma Dyfishe –Master
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore me Universitetin e Malit të Zi
- Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit Detar
Fakulteti i Ekonomisë me Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali
-Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore
Programe të tjera:
Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
-Gjuhë shqipe dhe letërsi
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
-Inxhinieri Navale
-Navigacion
-Matematikë-Fizikë
Fakulteti i Ekonomisë
-Menaxhim Turizmi
“Studio në Shqipëri” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet, për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet e studimit.