Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” merr dy çmime në Kampionatin e 8-të Botëror Ndëruniversitar – Parisi 2023

Kampionati i 8-të Botëror Ndëruniversitar, Parisi 2023 që u mbajt nga data 1 deri me 5 nëntor 2023, Universiteti i Prishtinës mori pjesë me ekipin e femrave dhe meshkujve në futsall.

“Në konkurrencën e futsallit për femra të udhëhequra nga dekani, Musa Selimi, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi vendin e parë . Ky është një sukses shumë i madh dhe një arsye për të qenë krenar për talentin dhe përkushtimin e ekipit”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ndërsa, ekipi i meshkujve të Universitetit të Prishtinës të udhëhequra nga profesori Malsor Gjonbalaj arriti të siguronte vendin e dytë në kategorinë e futsall për meshkuj.

‘Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një tregues i aftësive të tyre në sport. Kurse, Qëndresa Krasniqi mori çmimin lojtarja më e mirë në futsall në kategorinë e femrave. Ky sukses i madh në kampionatin 8-të botëror ndëruniversitar – Parisi 2023, është një dëshmi e përpjekjeve dhe talentit të sportistëve dhe të angazhimit të stafit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit – Universiteti i Prishtinës”, theksohet mes tjerash në njoftim./Dijasot.com