Universiteti “Aleksandër Moisiu” ju mirëpret me stendën e tij në panairin ndërkombëtar “Festivali i Aftësive, Karrierës dhe Punës Expo 2023”

Përgjatë tri ditëve, në këtë panair, punëkërkuesit do të takohen me përfaqësues të kompanive dhe do të marrin akses në një sërë shërbimesh, si këshillimi për punësimin, informacion mbi ofertat e trajnimit dhe mbi të gjitha, informacion për vendet e lira të punës.

Në kuadër të vitit evropian të aftësive, “Expocity Albania” do të organizojë panairin ndërkombëtar “Festivali i Aftësive, Karrierës dhe Punës 2023”, në datat 13-15 dhjetor 2023, në ambientet e Expocity Albania, ku do të marrë pjesë edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

“Përgjatë tri ditëve, në këtë panair, punëkërkuesit do të takohen me përfaqësues të kompanive dhe do të marrin akses në një sërë shërbimesh, si këshillimi për punësimin, informacion mbi ofertat e trajnimit dhe mbi të gjitha, informacion për vendet e lira të punës. Mos e humbni këtë mundësi fantastike, për të lidhur kontakte, bashkëpunuar dhe inovuar. 13-15 Dhjetor, ju mirëpresim në “Festivali i Aftësive, Punës dhe Karrierës 2023″ në stendën tonë së bashku me këshilltarët tanë të Karrierës – UAMD”, thuhet në njoftimin e këtij Universiteti./Dijasot.com