Kolonja është e njohur për prodhime te shumta tradicionale, kryesisht të zejtarisë, kulinarisë, përfshi dhe zahiretë e dimrit.
Kjo është Meleqe Isa nga Erseka, e cila në këtë panairin e organizuar nga bashkia është përfaqësuar me zahiretë e dimrit, prodhime, të cilat fillimisht i ka përgatitur për familjen e saj, por tashmë i ka kthyer në një atraksion për turistët.
Kolonja është e njohur edhe për punimet e dorës. Në këtë panair nuk kishte si të mungonin sazet e Kolonjës. Instrumentisti virtuoz Aleks Xhelili thotë se për të ruajtur traditën e muzikës kolonjare, pjesë e instrumenteve të frymës dhe jo vetëm jenë bërë edhe të rinjtë kolonjare, raporton A2cnn
Sipas bashkisë gjatë këtij viti, kjo zonë është vizituar nga më shumë se 25.000 turistë të huaj. Në qytetin e Ersekës dhe fshatrat turistikë të njohur të zonës ka më shumë se 40 hotele, bujtina dhe shtëpi pritëse me më tepër se 600 vende akomodimi./Dijasot.com