Togerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liridona Baftjari-Jashari është shpallur studentja më e mirë ndërkombëtare në Turqi.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi rrjetin social në Facebook.
Mehaj ka thënë se togerja Baftjari- Jashari ka hyrë në historinë e këtij instituti si oficerja e parë ndërkombëtare me një sukses të tillë, andaj dhe ndjehet shumë krenar me gratë dhe vajzat ushtarake.
“Shumë krenar me gratë dhe vajzat tona ushtarake! Sot, oficerja jonë, Togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokësorë në Kursin e Oficerit Shtabor në Stamboll, u shpall Studentja më e mirë ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Mehajt./Dijasot.com