Kjo punëtori do të organizohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore(QKSGJ) me mbështetjen e Save the Children.
QKSGJ-ja është organizatë lokale që merret me zhvillimin e studimeve dhe hulumtimeve të çështjeve gjinore në Kosovë dhe ka për qëllim integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha analizat, programet dhe politikat e të gjitha sektorëve të shoqërisë kosovare.
“Save the Children beson se çdo fëmijë meriton një të ardhme. Në mbarë botën dhe në Kosovë, ne u japim fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësinë për të mësuar dhe për t’u mbrojtur nga dëmet. Ne bëjmë gjithçka që duhet për fëmijët – çdo ditë dhe në kohë krize – duke transformuar jetën e tyre dhe të ardhmen që ne ndajmë së bashku. QKSGJ në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë është duke zbatuar projektin “Përfshirja e fëmijëve si qytetarë aktivë në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe perspektivës gjinore ” i cili për qëllim kryesor ka trajtimin e të drejtave të fëmijëve nga këndvështrimi gjinor si dhe ngritjen e kapaciteteve të fëmijëve mbi temat e të drejtave të fëmijëve, barazinë gjinore, stereotipet dhe diskriminimin në shkolla”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli./Dijasot.com