Thirrja e Këshillit Drejtues sot në Universitetin e Mitrovicës u bë në kundërshtim me statutin: Pritet zgjedhja e rektorit të “jashtëligjshëm”

Sot sipas planifikimeve ka qenë e caktuar zgjedhje e rektorit të ri në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.Por aty nuk u parqiten sot kryesuesi dhe zëvendës kryesuesi që vijnë nga ministria së bashku me një anëtar tjetër.

Sipas statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Neni 21 – Kompetencat e Këshillit Drejtues, specifikohet qartë në pikë 6 se kush mund të thërras mbledhjen e Këshillit Drejtues.Pika 6: ” Mbledhjet e Këshillit Drejtues i thërret kryesuesi. Në raste të jashtëzakonshme mbledhjet thirren me dy të tretat(2/3) e anëtarëve të Këshillit Drejtues”Nga kjo i bie që sot mbledhja e Këshillit Drejtues në Universitetin e Mitrovicës është thirrur në kundërshtim me statutin sepse duhen pesë vota dhe jo sipas një rregulloreje që del në kundërshtim me statutin, pasiqë ky dokument është më i larti. Katër anëtarët që kanë thirrur këtë mbledhje janë duke intervistu disa kandidatë që kanë konkuruar për rektor, por nuk dihet nëse të gjithë do të marrin pjesë pasi gjithë ky proces po konsiderohet i jashtëligjshëm, raporton portali Jepi zë