Nga Nazmije Mema
Iku shtatori, tetori erdhi
Bukuri përrallore mbi natyrë derdhi
Mirë se erdhe muaji tetor
Mbushur shportat plot me mollë
Me dardhë,rrush,arra e lajthi
Thana,manaferra oh sa bukuri
Djersa bujkut i shndëritë në ball
Tek hedhë në arë të grurit farë
Mirë se na erdhe muaj i mbarë
I dhjeti renditesh në kalendar
Me ty do të çmallemi si çdo vit
Plot e përplot tridhjetë e një ditë
Ky muaj fillon mision të veçantë
Fillim të mbarë të studimeve
Urojmë dhe për këtë gjeneratë
Qofshin të zellshëm,u bëfshin për lakmi
Ushtarë të diturisë në shtetin tonë të ri!
01.10.2023