Tërmet në Malin e Zi

Një tërmet prej 3.6 ballësh të shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjes në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, njoftuan nga sektori i sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 06:11 me epiqendër 4 kilometra në jugperëndim të Çaraxhe. “Forca e këtij tërmeti në pikën qendrore ka qenë 3.6 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet intensitetit të shkallës IV-V të shkallës Merkall (MCS). Fokusi i këtij tërmeti ka qenë i vendosur në një thellësi prej 14 km”, thuhet në njoftim.Siç sqaruan sizmologët, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale. Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci. Nuk ka ende të dhëna për dëme të mundshme materiale, por tërmetet e këtij intensiteti zakonisht nuk e shkaktojnë, raportojnë mediat e Malit të Zi.