Në kuadër të realizimit të studimit TALIS 2024 (Sondazh Ndërkombëtar i organizuar nga OECD për Mësimdhënien dhe të Nxënit), u zhvillua seanca informuese nga përfaqësuesja e ASCAP Znj. Majlinda Lika me mësuesit e klasave VI- IX.
Mësuesit do të angazhohen në plotësimin e një pyetësori online, që do të zhvillohet në periudhën 11 Mars 2024 – 12 Prill 2024.
“TALIS synon të sigurojë një informacion të vlefshëm në kohë dhe të krahasueshëm mbi burimet arsimore për të ndihmuar vendet pjesëmarrëse të rishikojnë dhe të përcaktojnë politikat për zhvillimin e një arsimi cilësor”, thuhet në njoftimin e shkollës 9-vjeçare “Abdyl Paralloi”./Dijasot.com

