“Stop trafikimit me fëmijë”, diskutohet roli i shkollës në parandalim të trafikimit dhe sigurinë e fëmijëve

Është mbajtur sot punëtoria “Roli i shkollës në parandalim të trafikimit, mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve”.

Punëtoria me temën- Roli i shkollës në parandalimin e trafikimit, mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve u mbajt me mësimdhënësit e komunës së Prishtinës dhe u organizua nga MASHT-i në bashkëpunim me Këshillin e Europës.

“Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin:Ekipi Gjithpërfshirës i Shkollës tonë: mësimdhënësja mbështetëse Antigona Kabashaj, asistentja Fikrije Luta, mësimdhënëset Suzan Sufto Safci, Suna Baki Shahini, Xhejlane Aliu, Violeta Kuçi Gashi dhe Valbona Pajaziti. Secili nga pjesëmarrësit u pajisën me doracakun për format e parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore në mënyrë që mesazhi të përçohet edhe tek mësimdhënësit tjerë dhe tek nxënësit”, thuhet në njoftimin  e shkollës “Elena Gjika”.

Njoftimi mbyllet me thirrjen “Stop trafikimit me fëmijë” si dhe “Fëmijët e ardhmja jonë”. /Dijasot.com