Asendio ofron module të gjera që krijojnë përvoja arsimore, duke përfshirë avancimin e aftësive të gjuhës gjermane, zhvillimin e shkathtësive teknike, aftësive të komunikimit, sigurinë kibernetike etc. Përmes qasjes në platformen Asendio, të rinjët do pajisen me aftësitë e nevojshme për tu integruar lehtësisht në tregun e punës, për tu zhilluar në suazat personale, si dhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Kosovës.
Procesi i aplikimit për tu bërë pjesë e programit është tashmë i hapur, dhe kandidatët e interesuar kanë mundësinë të aplikojnë nga data 3 nëntor deri më 3 dhjetor 2023. Të gjithë të interesuarit për tu bër pjesë e programit, duhet të jenë mbi 18 vjeç, të kenë kenë të përfunduar shkollën e mesme si dhe të kenë njohuri të Gjuhës Gjermane në nivelin B1-B2. E rëndësishme të ceket është se përzgjedhja e aplikantëve do të jetë kompetitive, si dhe vlerësimi do të bëhet përmes testimeve të gjuhës Gjermane.
Kjo nismë premton të aftësoj të rinjët e Kosovës duke ju zhvilluar atyre shkathtësit profesionale dhe linguistike që u duhen për të arritur sukses në një sektor që po zhvillohet me një trend të jashtëzakonshem./Express/Dijasot.com
Linku aplikimit: www.asendio.io