Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka filluar takimin me drejtorët komunalë të arsimit, përfaqësuesit e SBAShK-ut dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve, për të biseduar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.
Në këtë takim do të diskutohet për të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të nisë në objektet shkollore.
“Në ora 11:00 kem filluari takimin final me MASHT për fillim të shkollave”, ka thënë kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për “Dijasot”.
Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për datën 14 shtator, për shkak të përgatitjeve që duhen bërë nëpër objektet shkollore, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së për mbrojte nga virusi COVID-19. /Dijasot