Më poshtë janë disa këshilla që mund të ndihmojnë kur edukoni fëmijën për sigurinë në internet:
1. Nëse është e mundur, përdorni kompjuterin së bashku me fëmijët dhe nxitini ata të ndajnë përvojat e tyre në internet me ju.
2. Bëjuani të ditur fëmijëve se në internet ka disa rreziqe të ngjashme me ato në botën reale (p.sh. biseda me një person të panjohur) dhe mësojini ata të përdorin instinktet dhe sensin e tyre të shëndoshë për t’i shmangur ato. Vini në dukje rrezikun e miqve të rremë dhe shpjegoni se duhet të shmangin takimin personalisht me njerëz të tillë.
3. Nëse përmbajtje të ndryshme në internet u kërkojnë fëmijëve informacione për regjistrim, mësojini ata të mos zbulojnë informacione personale pa mbikëqyrje.
4. Këmbëngulni që fëmijët të mos tregojnë kurrë pa mbikëqyrje adresën tuaj, numrin e telefonit, shkollën që ndjekin, foton e tyre, vendet ku kalojnë kohën e lirë etj.
5. Mësojini fëmijët të respektojnë pronën e njerëzve të tjerë në internet dhe shpjegoni atyre se kopjimi i paautorizuar i muzikës, lojërave dhe programeve të tjera është i barabartë me vjedhjen në dyqan.
6. Shpjegojuni fëmijëve se gjithçka që ata shohin dhe lexojnë në internet nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Nxitini ata të flasin me ju për dilemat e tyre.
7. Pavarësisht nga rekomandimet e mësipërme, mos ngurroni të mbroni fëmijët tuaj nëpërmjet mjeteve të përshtatshme softuerike dhe cilësimeve të sistemit operativ./DG/Dijasot.com