Me pjesëmarrjen e 52 shkollave nga e gjithë Shqipëria, ky rrugëtim i të rinjve të klasave të nënta, përballë njëri tjetrit, premton jo vetëm njohuri të reja por edhe argëtim e zbavitje.
Të parët në garë, plot emocione dhe të vendosur për të përfaqësuar denjësisht qytetet e tyre, vijnë shkollat 9 vjeçare: “Gjergj Kastrioti”, Lezhë; “Branko Kadia”, Shkodër ;”Migjeni” Pukë-Fushë Arrëz dhe “ALI Podrimja”, Tropojë
“Gjuha jonë sa e mirë”, nga sot, vjen çdo të martë dhe të enjte 17:00 në RTSH Shkollë.