Shpopullimi i trojeve shqiptare, rreziku më serioz

Pavarësisht se nuk ka të dhëna zyrtare, pra të sakta, sepse Shqipëria nuk i ka publikuar të dhënat, ani pse në nëntor u krye regjistrimi, kurse në Kosovë regjistrimi u shty, të dhënat jo zyrtare janë shumë shqetësuese , sepse nëse në vitet 1990-2000 në trojet enike shqiptare kishte rreh 7 milion banorë shqiptarë, ky numër tash duket se është rrudhë në rreth 3 milion, që do të thotë se numri i shqiptarëve është zvogëluar në 20-30 vjetët e fundit më shumë se 50 për qind.

Shkruan: Ymer Avdiu

Braktisja e trojeve shqiptare nga banorët e saj, shqiptarë, sado që të dhëna zyrtare të sakta nuk ka, është shqetësues, nëse jo trishtues. Në Shqipëri , sipas debateve që po zhvillohen këto ditë në medie, kanë mbetur diku rreth 1.5 million banorë, në mos më pak. Në Kosovë, nuk dihet sa banorë kanë mbetur, por tash pas lberalizimit të vizave, nga të dhënat e Aeroportit të Prishtinës del se për këtë periudhë kohore 20 për qind më shumë se vjet kanë udhëtuar jashtë atdheut. Pavarësisht se nuk ka të dhëna zyrtare të sakta, sepse Shqipëria nuk i ka publikuar të dhënat, ani pse në nëntor u krye regjistrimi, kurse në Kosovë regjistrimi u shty, të dhënat jo zyrtare janë shumë shqetësuese , sepse nëse në vitet 1990-2000 në trojet enike shqiptare kishte rreh 7 milion banorë shqiptarë, ky numër tash duket se është rrudhë në rreth 3 milion, që do të thotë se numri I shqiptarëve është zvogëluar në 20- 30 vjetët e fundit më shumë se 50 për qind. Kurse në Republikën e Maqedonisë , sipas regjistrimit të fundit banorë rezidentë janë diku 510. 000 shqiptarë. Në Preshevë, Bujanofc e veçmas në Medvegjë numri i shqiptarëve është zvogëluar shumë dhe po u pasivizohen adresat nga shteti serb, e në Mal të Zi është edhe më keq.

Gjendja rëndohet edhe më shumë kur ka lëvizje brenda vendit dhe kryesisht fshati po shpopullohet si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe në fshatrat e Luginës, Mervegjes dhe Malit të Zi dhe demografët thonë se fshati është burimi që e mban gjallë një komb dhe një shoqëri, andaj, vendet e zhvilluara investojnë shumë në fshat projekte shumë atraktive e që edhe kushtojnë.

Projekt i huaj, apo stihi?

Trojet shqiptare, prej se mbahet mend, nuk I kanë pasur punët më mirë, veçmas në hapësirën rurale. Thuajse nuk ka fshat e lagje pa rrugë të asfaltuar, pa shkollë, pa ambulancë, pa internet. Krahas kësaj, sado pak, institucionet e shtetit subvencionojnë prodhimtaritë bujqësoe dhe blegëtorale. Megjithatë, duket se kjo u bë me vonesë dhe për një përiudhë koxha të gjatë, vecmas subvencionet dhe grandet u përcollën me korrupsion e dallavere të ndryshme dhe se të gjitha këto të mira në fshat arritën me vonesë.

Në qytete ka papunësi dhe probleme sa të duash, po megjithatë, gjendja është e pakrahasueshme me atë të para 20 vjete, qoftë në Kosovë , apo në Shqipëri. Dhe, paradoksalisht, sa më e mirë bëhet jeta, aq më shumë intensifikohet braktisja. Për qytetarët e Kosovës, vecmas për brezin e ri ishte dëm shumë i madh mosliberalizimi i vizave për Evropë dhe mbajtja në “kafaz”  për shumë njerez ishte krijuar bindja, se atje përtej “kafazit” është parajsa.

Kur shihet gjithë ky kompleksitet i fotografisë së ikjes së shqiptarëve nga trojet e veta, domosdoshmërisht shtrohet pyetja: është ky projekt I huaj që ka për synim shpopullizimin dhe dealbanizimin e trojeve shqiptare, apo është cështje e stihisë së vetë shqiptarëve dhe shqiptarëve iu mungon atdhedashuria dhe vërtet, mos kemi ardhur në atë pikë që “atdheu im është aty ku e mbush barkun”?! Në Shqipëri, opozita, shoqëria civile, shumë analistë e një pjesë e medieve e akuzojnë politikën e Rilindjes dhe vecmas kryeministrin Edi Rama, që ka synim dhe madje projekt largimin e Shqiptarëve nga Shqipëria dhe zëvendësimin e tyre me emigrant kryesisht nga Azia. Edhe në Kosovë, të gjitha qeveritë dhe të gjitha subjektet politike pa përjashtim që nga shpallja e pavarësisë me politkat e tyre kanë krijuar pesimizëm dhe defetizëm se këtu nuk jetohet, se këtu nuk ka përspektivë dhe nuk kanë krijuar asnjë mundësi të shansave të barabarta dhe vecmas  politikat sociale, mungesën e sigurimeve shëndëtësore, rënia e cilësisë në sistemin e arsimit, shendetësia plotësisht jo funksionale dhe pamundësia e të rinjëve që të sigurojnë shtëpi apo banesë, shfrytëzimi i punëtorëve në sektorin privat si skllevër dhe tash akakimi I shtresës së mesme dhe punëtorëve të sektorit publik nga qeveria aktuale, janë emrues i përbashkët i humbjes së ndjenjes dhe shpresës për të jetuar në këtë vend pasi këtu (sic) “nuk bëhet kurrë mirë”.

Dihet qartë se shpopullimi I trojeve shqiptare i kënaq vetëm shtetet fqinjë të shqiptarëve, që kanë ushqyer dhe zbatuar politika antishqiptare, së paku në dy shekujt e fundit dhe kanë synuar me politika e programe e projekte  largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, të cilat dihen dhe këto synime nuk i kanë fshehur e as tash nuk I fshehin dhe për këtë projekt ogurzi, gjithësesi kanë pasur dhe kanë miq e përkrahës nëpër botë dhe ka shumë qarqe që duan sa më pak shqiptarë në trojet e tyre. Po e përmend një paralajmërim interesant. Në pjesën e dytë të muajit maj 1999, kur ekzodi I trenave nxirrte shqiptar në Maqedoni dhe ishte arritur kulmi i zullumit ushtarak serb mbi shqiptarët , Boshko Drobnjak, asokohe ministër i informatave, në atë qeverinë kukull të Millosheviqit në Kosovë, në një konferencë për shtyp një një pyetje të një gazetari u përgjigj se më nuk do te ketë largim të shqiptarëve nga Kosova, pasi sipas të dhënave të institucioneve pushtuese, kishin mbetur vetëm 400 mijë shqiptarë dhe nuk e rrezokojnë më as Serbinë dhe as multietnicitetin e Kosovës. E duket se ky projekt ogurzi dhe koxha i pakuptueshëm për kohën, sot po realizohet. Pra atë që nuk e arritën pushtuesit me dhunë sot po e bëjnë vetë shqiptarët në liri dhe kur I kanë institucionet e veta. E,  shqiptarët jo se nuk e duan atëdheun  e tyre, po duket se nga bombardimi me propagandë e luftë speciale që u zhvillua në kurriz të tyre e kanë humbur sensin e realitetit dhe cka është edhe më keq  shpresën se këtu mund të jetohet.

Krahasimi me rajonin 

Migrimi ka filluar me njerëzimin dhe nuk përfundojë para se të përfundojë njerëzimi. Kjo është e saktë dhe mbi këtë premisë e arsyetojnë braktisjën qeveritë tona, të cilat jo se nuk kanë bërë gjë dhe as pritet të bëjnë gjë për ta ndalur këtë braktisje, po përkundrazi si qeveria e Kosoës dhe vëcmas ajo e Shqipërisë, të cilat me punën e tyre të keqe në të gjitha aspektet, po e rrisin ndjenjen e papërspektivës dhe pamundësisë së jetëses në këtë atdhe. Madje, Edi Rama i quajti “të poshtër”, të gjithë ata që thonë se qeveria shqiptare po e nxit largimin, duke e cilësuar këtë si gjendje krejt normale.

Vendet e tjera të rajonit, ndërkaq, braktisjen e qytetarëve të tyre e kanë prioritet dhe shqetësim kulmor, ani pse ekzodi është shumë më stabil dhe më normal se ky i shqiptarëve. Krahasuar me një dekadë më parë në shtetet fqinjë, numri i popullësisë, pos Bullgarisë, që kishte një zvogëlim rreth 40 për qind , vendet e tjera kanë zvogëlim jo kaq dramatik si shtetet shqiptare. Greqia vazhdon të ketë diku 10 milion banorë, Maqedonia nga 2.5 milion në regjistrimin e fundit doli se ka dicka më shumë se 1. 8 milion, Bosna e Hercegovina nga 4 milion sa kishte, tash ka 3. 5 milion, Kroacia nga 4. 4 milion sa kishte , tash ka 3.8 milion, Mali i Zi është aty ku ishte me rreth 600 mijë banore, kurse Serbia nga pak më shumë se 7 milion banorë, në vitin 2022 prezantoi se ka rreth 6 milion e 66 mijë banorë. Ka zëra të pavarur nga Serbia që thonë se Serbia ka shumë më pak banorë, por qeveria serbe e fsheh këtë gjende. Mirëpo, vetë institucionet zyrtare serbe e pranojnë se për cdo vit nga raporti natalitet-mortalitet, numri I poullësisë në Serbi zvogëlohet për një qytet sa Jagodina me 60 mijë banorë dhe njëkohësisht  në Serbi numri i pensionistëve është diku për 50 mijë më i madh se i të punësuarëve dhe se Serbia ka mbi 800 mijë beqare e beqar mbi moshën 45 vjecare.

Shembujt e mësipërm flasin se në vendet e rajonit zvogëlimi i popullësisë në dekadën e fundit ka qenë  midis 0 e 20 për qind, në Bullgari 40 për qind, kurse në trojet shqiptare diku 60 për qind dhe vecmas gjendja alarmante është në Shqipëri, te shqiptarët e Malit të Zi dhe të Serbisë. Në Maqedoni gjendja është më stabile, kurse në Kosovë gjendjen do ta tregojë regjistrimi i ardhshëm, që parashokohet për këtë pranverë , nëse nuk shtyhet prapë. Ekspertët që merren me migracionin janë optimist se viti 2024 do të jetë vit i stabilizimit dhe normalizimit të lëvizjeve të kosovarëve e që ky stabilizim do të jetë rezultat i liberalizimit të vizave.  

Derisa në vendet tjera institucionet shtetërore marrin masa stimuluese për ndaljen e shpopullimit, qeveritë shqiptare nuk e kanë temë fare shpopullimin, në rastin më të mirë, nëse nuk e nxisin atë. Përmbylljes së këtij shkrimi për ekzodin që vazhdon dhe për qeveritë tona që nuk marrin asnjë masë të hajritë i shkon për shtati një postim i profesorit të Sociologjisë së Kulturës në Universitetin e Prishtinës, prof.dr. Shemsi Krasniqi, sot në faqen e fcb të tij, që është sa urim e aq edhe revolt, që e kishte postuar një tekst të shkurtër të një fotografie artistike, mbase të bërë nga ai vetë me bishtin e aeroplanit mbi Aeroportin e Prishtinës ndërmjet mjegullës nga toka dhe rrezeve të diellit: “Kur e bëri kthesën për t’u nisur drejt Evropës, me njërin krah i përkdheli edhe njëherë retë mbi tokën e Dardanisë antike … Paçin rruge të mbarë të gjithë udhëtarët, kudo që vvejne e ngado që vijnë!

(Opinionet nuk shprehin qëndrimin e redaksisë.)