Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UKZ

Janë shpallur rezultatet Preliminare të provimit pranues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, afati i parë pranues për vitin akademik 2024/2025.

Kandidatët e pa pranuar mund të parashtrojnë Ankesë dhe Raportin ta dorëzojnë në Shërbimin e Studentëve më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 31.07.2024 në ora 16:00, duke klikuar: Këtu.

Ankesat të cilat nuk bëhen online nuk shqyrtohen nga komisioni i ankesave.

Shqyrtimi i ankesave bëhet me dt. 01.08.2024 në ora 10:00.

“Studentë të rinj, suksese në studime!’, thuhet në fund të njoftimit nga ky Universitet./Dijasot.com