Shkencëtarët zbuluan se bimët “njohin” orën

Shkencëtarët kanë zbuluar se bimët, njësoj si njerëzit kanë një orë të brendshme që do të thotë se janë në gjendje të tregojnë kohën.

Çfarë do të thotë kjo dhe a mund të ndikojë në përmirësimin e bujqësisë?

Bimët kanë disa qeliza të njohura ndryshe si gjenet e orës cirkadiane, që iu mundësojnë matjet e ritmeve ditore dhe sezonale.

Kuptimi i funksionimit të këtij procesi mund të çojë në mbarështimin e të korrave për rendimente më të larta dhe bujqësi më të qëndrueshme.

“Ne kemi zbuluar që bimët rriten shumë më mirë kur ora e tyre e brendshme përputhet me mjedisin ku rriten,” – tha profesor Alex Webb, kryetar i Sinjalizimit të Qelizave në Departamentin e Shkencave të Bimëve në Universitetin e Kembrixhit dhe autor i vjetër një raporti të realizuar në prill të vitit 2021.

Si mund ta tregojnë kohën bimët?

“Ne jetojmë në një planet që rrotullohet, gjë që ka një ndikim të madh në biologjinë tonë dhe atë të bimëve,” – shpjegoi profesor Webb.

Shkencëtarët zbuluan nga studimi se furnizimi i dritës gjatë ditës dhe natës, çon në evolucionin e orëve cirkadiane. Këto orë modulojnë shumicën e fiziologjisë, fotosintezës, metabolizmit dhe zhvillimit të bimëve.

Sa e dobishme mund të jetë kjo për bujqësinë?

Gjenet të cilat kontrollojnë ritmet cirkadike janë të ngjashme dhe kanë shumë përparësi.

Sistemi cirkadian mund të kontribuojë në rregullimin e lulëzimit, biomasës, fotosintezës, përdorimit të ujit, reagimeve ndaj stresit të temperaturës dhe mbrojtjes së patogjenëve, të cilat janë përbërës të rëndësishëm të rendimentit në kulturat bimore.

“Ne e dimë nga eksperimentet laboratorike se përdorimi i pesticideve te bimët mund të jetë më efektiv në kohë të caktuara të ditës, që do të thotë se fermerët mund të përdorin më pak nga këto burime. Kjo është një mundësi që mund të kursejë para dhe të kontribuojë në qëndrueshmërinë,” – sqaroi Webb.

“Përdorimi i ujit në mënyrë më efikase është një qëllim i rëndësishëm i qëndrueshmërisë për bujqësinë,” – shtoi ai./euronews.al/Dijasot.com