Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit. Kjo datë është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.
Mesazhi i kësaj dite është shtimi i vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve, si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.
Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Kjo ditë zakonisht përcillet me aktivitete të shumta, të organizuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera. Gjendja pandemike ka vështirësuar mbajtjen e këtyre aktiviteteve edhe në Kosovë. / Dijasot.com