Politikani i shquar Alush Gashi, bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e ka kujtuar atë (Rugovën) në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
“Sot shënojmë 18 vjet pa themeluesin e Republikës së Kosovës. Të kujtoj dhe ndjej mungesën tënde çdo ditë, miku im”, ka shkruar Gashi në rrjetin e tij social Facebook duke postuar dhe një foto me ish presidentin Rugova.
Gashi ka qenë edhe këshilltar i Rugovës. Ai njihej si njëri prej njerëzve të besueshëm të Rugovës, ndërsa për një kohë ka ushtruar edhe detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe ministrit të Shëndetësisë.
Gashi, sikurse në ditëlindjet dhe përvjetorët e Rugovës ndanë vazhdimisht me opinionin edhe foto nga ditët dhe aktivitetet me Rugovën, disa të pajohura më parë, por që ndodhën në arkivën e tij të pasur.
“Kosova është e bekuar që e kishte Rugovën”, ka thënë Gashi po ashtu duke u shprehur krenar që ka punuar së bashku me të (Rugovën)./Dijasot.com