Në kantierin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, e cila po shkurton me 20 minuta kohën e udhëtimit, vijon puna me ritme të larta për përfundimin e saj.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky kantier, ndërsa thekson se kjo rrugë integron më së miri pasurinë natyrore e historike të Kolonjës .
“Ky është kantieri i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, e cila shkurton ndjeshëm lidhjen e Kolonjës me Korçën dhe e integron më së miri pasurinë natyrore e historike të Kolonjës në paketën turistike e zhvillimore të qarkut të Korçës”, thekson Rama.
Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Korça për në Kolonjë.
Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë nuk do të shërbejë vetëm për të përmirësuar lëvizjen e automjeteve. Projekti përfshin edhe ndërtimin e trotuareve, korsive të biçikletave, ndriçimin dhe gjelbërimin./Atsh